15.01.2019 - 16:50
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka përshëndetur dorëzimin në polici të Klement Balilit.
Në një postim në Twitter, ai thotë se vendosja në arrest e Klement Balilit nga policia e shtetit paraqet një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër bandave kriminale në Shqipëri.
Diplomati europian thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës është përparësi kryesore për BE-në në rrugën e Shqipërisë në drejtim të pranimit në BE.