15.01.2019 - 17:23
Mesut, ylli i Arsenalit dhe ish-lojtari i kombëtares gjermane të futbollit, i ka dhënë fund beqarisë. Tashmë në moshën 30-vjeçare, futbollisti është fejuar me aktoren e famshme turke Amine Gulse.
Fotot e ceremonisë janë publikuar nga vetë çifti në llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Ata publikuan një foto të njëjtë nga ceremonia e fejesës, ndërsa shkruajtën: “Me lejen e Zotit, përgjithmonë”.
Ozil dhe Amine filluan lidhjen në vitin 2016, ndërsa e zyrtarizuan në dhjetor të vitit 2017.