Përfaqësuesit e OSBE në Tiranë kanë reaguar në lidhje me dorëzimin e Klement Balilit, i cili njihej si “Eskobari i Ballkanit”.
Në një reagim për mediat OSBE shkruan se përgëzojnë Policinë e Shtetit për arrestimin dhe shtojnë se ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën kundër krimit.
“Shohim që përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri. E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtësisë”, ka qenë ky reagimi nga OSBE.