15.01.2019 - 20:09
Pak orë pasi ktheu për shqyrtim në Kuvend ligjin për Noterinë, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend edhe të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij.
“Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11055, datë 15.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti” thuhet në njoftimin e Presidencës.