MENU
klinika

Çfarë pritet...

Putin nesër në Serbi, bisedohet dhe për Kosovën

16.01.2019 - 08:45

Më 17 janar Vladimir Putin do të vizitojë Beogradin, dhe Kosova do të jetë pjesë e bisedimeve të tij me kreun e shtetit serb, Alekasandar Vuçiç.

Në një intervistë për Pink TV, Vuçiç sqaroi se është thelbësore për Serbinë, që të sqarohet vrasja e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, por autoritetet serbe siç theksoi ai, nuk mund të kryenin një hetim në vendngjarje dhe nuk kanë pranuar materialet e kërkuara.

Vetë presidenti sqaroi se ua ka bërë të qartë shërbimeve serbe që të mos i paraqisnin të gjitha informacionet e tyre përpara përvjetorit. Ivanoviç u vra ditën kur ishin zgjedhjet e Beogradit; A do të ishte e përshtatshme për dikë në Beograd kjo, vetëm nëse dikush është i çmendur, tha Vuçiç.

70.000 vetë pritet t’i urojnë mirseradhjen Putinit në kryeqytetin e Serbisë, ku shefi i Kremlinit do të ndalojë edhe në katedralen e Shën Savës. Një mikpritje e tillë organizohet, sipas Tanjug, nga sektori joqeveritar dhe organizata patriotike, megjithatë mbështetjen e saj do ta japë dhe partia në pushtet, SNS.

Plani është që pjesëmarrësit të mblidhen në Sheshin e Republikës e pastaj të marshojnë deri te katedralja, në mënyrë që të mbërrijnë atje në të njëjtën kohë me liderin rus.

Kjo është mënyra e tyre për të treguar respekt ndaj numrit një të Rusisë dhe mirënjohje për mbështetjen që vendi më i madh sllav i jep integritetit territorial të Serbisë, në arenën ndërkombëtare, shkruan shtypi vendas.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi