16.01.2019 - 11:06
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Mësohet se për shkak të vonesës së dy letërporosive nga Mali i Zi dhe Katania, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të zgjasë hetimet për ish-ministrin.
Vonesa e përgjigjeve për këto dy letërporosi detyroi prokurorët e çështjes të shtyjnë edhe me 3 muaj afatin e hetimeve për çështjen ‘Tahiri’.
Vetëm pas mbërritjes së këtyre përgjigjeve prokuroria do të vendosë nëse duhet ta dërgojë dosjen për gjykim.
Tahiri po hetohet në gjendje të lirë që prej muajit maj. Afati i fundit për prokurorinë për të vendosur për fatin e ish-ministrit është data 17 Prill.