MENU
klinika

Deklarata

PD akuza të forta Ramës: Fshehu pasurinë në Surrel

16.01.2019 - 12:11

Partia Demokratike ka dalë sot me akuza të forta kundër kryeministrit Rama.

Përmes zëdhënëses, Ina Zhupa, PD ngriti pretendimin se shefi i qeverisë duhet të ishte në pranga i akuzuar për fshehje pasurie.

Gjithashtu Zhupa gjatë fjalës së saj tha se sot në parlament shqiptarë do të shohin sispas saj një qeveri të kalbëzuar.

“Shqiptarët do të shohin sot në parlament një qeveri të kalbëzuar, ku shefi i saj duhet të ishte në pranga për fshehje pasurie. Ai nuk ka justifikuar vilën super luksoze në Surrel dhe ka përdorur gruan. Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryeministrit që oxhaku nuk i përkiste atij.

PD po provon sot me dokumente zyrtare që po përpiqet për të fshehur pasurin e tij dhe jetën prej sheiku duke zhvatur popullin shqiptar.

Kryeministri jo vetëm gënjen për të fshehur pasurinë e tij, por ka urdhëruar që edhe tatimet të qëndrojë larg nga studioja ku punon. Ka ardhur koha, që Rama të japë llogari para drejtësisë dhe para shqiptarëve”, tha mes tjerash ajo.