26% të punësuarve në sektorin privat paguhen me pagën minimale. Apo, së paku, kjo është ajo që deklarohet.
Mbi 291 mijë vende pune janë inspektuar gjatë vitit 2018 në subjekte private dhe shtetërore, ku ka rezultuar se mbi 76 mijë e punonjësve paguhen me pagën minimale.
Referuar raportit të Inspektoriatit Shtetëror të Punës për vitin 2018 , vihet re gjithashtu se përpos shifrës së lartë të punonjësve që trajtohen me paga minimale, janë evidentuar edhe një numër në rritje i punonjësve informalë, në 1580, pothuajse dyfish krahasuar me vitin 2017-ën.
Sipas ISHP, kjo shpjegohet edhe më numrin në rritje të inspektimeve nga vitit në vit të subjekteve dhe vendeve të punës. Konkretisht, gjatë 2018 u ndërmorën mbi 4 mijë inspektime më shumë, duke u kontrolluar 12.297 subjekte private dhe shtetërore.
Sa i përket sektorëve, fokusi i inspektimeve ka qenë në sektorin e shërbimeve, tregti, hotele, bare-restorante ku informaliteti dhe abuzimet janë më të larta për shkak të punësimeve sezonale, ndërsa më pak vëmendje i është kushtuar sektorit elektricitet, gaz dhe ujë.