16.01.2019 - 17:25
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigji Soreca zhvilloi sot takimin e parë me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.
Soreca dhe Ibrahimi diskutuan për Strukturën e Posaçme kundër korrupsionit, veçanërisht zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Ndër të tjera Soreca u shpreh në Twitter:
“Takimi i parë me Gent Ibrahimin, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) të sapoformuar”