MENU
klinika

Kërkesat e studentëve

Rama u tregon studentëve se ku t’i kërkojnë sqarimet

16.01.2019 - 19:15

Në një kohë kur studentët e disa universiteteve publike në Tiranë janë ngujuar pranë fakulteteve të tyre, në pritje të plotësimit të 9 kërkesave, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama sqaron se ka vënë në dispozicion portalin ‘Shqiperiaqeduam.al’ për çdo student që kërkon sqarime.

“shqiperiaqeduam.al në dispozicion për çdo student që kërkon sqarime?”, shkruan Rama.

Kujtojmë se prej disa kohësh studentët janë ngritur në protestë ndërsa kërkojnë ulje të tarifave të shkollimit, plotësimin e kushteve në infrastrukturore, etj.

platforma rama-konica.al

Nga ana tjetër kreu i qeverisë iu është përgjigjur duke nënvizuar faktin se për këto çështje kërkohet dialog.

Ditën e sotme, duke folur gjatë aktivitetit për ‘Bashkëqeverisjen me qytetarët’, kreu i qeverisë Edi Rama tha se një dritare të veçantë për studentët do ketë edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit në ‘Facebook’.