Lindin nga hiçi e më pas përfshijnë pjesën më të madhe të përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilat janë bërë të pandashme në përditshmërinë tonë.
Sfidat në rrjetet sociale kanë qenë nga më të ndryshmet, nga “In My Feelings Challenge”, erdhi dhe ajo më e rrezikshmja e “Bid Box Challenge”, ndërsa tashmë po bëhen më të thjeshta.
Nëse nuk e keni bërë, me siguri keni parë miqtë apo personazhe të famshëm në rrjetet sociale të publikojnë foto të 10 viteve më parë, duke i krahasuar ato me aktualet.
Kjo sfidë përveçse po luhet nga të gjithë gjithashtu është përqafuar edhe personazhe të famshëm të cilët nuk kanë ngurruar të postojnë foto të rinisë së tyre duke e krahasuar veten se si duken tani.
Ndër to janë Reese Witherspoon, Nicki Minaj, NeYo, Ellen DeGeneres, Luke Evans ndërsa Snoop Dog është i vetmi që ka shfaqur irritimin e tij kundrejt kësaj sfide.