MENU
klinika

Vendimi

Sulmuan Ambasadën e SHBA në Serbi, gjykata liron 4 të dyshuarit

17.01.2019 - 10:27

Ambasada e SHBA-ve në Beograd në shkurt të 2008, teksa mijëra persona kishin dalë të protestonin pavarësinë e Kosovës, ka rënë pre e sulmit, ku disa persona i vunë zjarrin një pjese të ndërtesës.

Katër personat e dyshuar për këtë sulm janë njohur sot me vendimin e gjykatës në kryeqytetin serb. Me vendim gjykate të dyshuarit janë liruar.

Ky vendim është bërë me dije nga Gjykata e Apelit, e cila njofton se ka përmbysur dënimin e pezulluar me burgim për katër persona të dyshuar dhe ka konfirmuar lirimin e tre personave të tjerë nga një gjykatë më e ulët.

“Prokurorët kanë dështuar që të ofrojnë të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur padinë”, është thënë në deklaratë.

Një 20-vjeçar ka vdekur në incidentin e vitit 2008, ngjarje që ka tensionuar për vite marrëdhëniet në mes të Uashingtonit dhe Beogradit.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi