MENU
klinika

Ndryshimet në qeveri

A ka bërë gabime ministri ? Bushati: S’kam reflektuar akoma!

17.01.2019 - 13:25

Ministri ende në detyrë Ditmir Bushati, gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok, tha se është ende shpejt për të reflektuar mbi gabimet e tij.
I pyetur nga gazetari nëse do të ndryshonte diçka po të kthehej pas në kohë, Bushati u përgjigj se do të ketë bërë më shumë se një gabim.

Gazetari: Në këto 5 vitet e fundit cila është gjëja që ju ndoshta keni bërë gabim, ose ndonjë deklaratë që e keni bërë gabim dhe ndoshta do ta tërhiqnit nëse do të ktheheshit pas në kohë?

Bushati: Duhet të kem bërë më shumë sesa një gabim por periudha e reflektimit nuk ka filluar dhe të garantoj që do të jetë i plotë

Ministri Bushati vazhdon të jetë ende në detyrë për shkak se presidenti Ilir Meta nuk firmosi dekretin e shkarkimit të tij, refuzoi kandidaturën e Gent Cakajt dhe ende nuk ka vendosur nëse do të dekretojë emrin e kryeministrit Rama që mund të mbajë këtë detyrë.