MENU
klinika

Lista

Ministrat e rinj në Presidencë, Rama “peng” i Metës!

17.01.2019 - 14:06

Sot, një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretet për emërimin e 7 ministrave të rinj dhe zëvendëskryeministrin Erion Braçe, në institucionin e Presidencës do të mbahet ceremonia e betimit.

Mësohet se ceremonia do të zhvillohet në orën 14:15.

Presidenti Meta ende nuk ka thënë fjalën e tij, pasi nuk ka shkarkuar Ditmir Bushatin, ndërkohë që në postin e ministrit të Jashtëm është propozuar vet kryeministri Edi Rama.

Lista

Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës

Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj

Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit

Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros

Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos

Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit

Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit