MENU
klinika

Deklarata

Ahmetaj largohet nga detyra: Shifrat tregojnë arritjet

17.01.2019 - 16:18

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka falenderuar të gjithë stafin dhe punonjësit në Ministrinë e Financave përmes një mesazhi në Facebook të cilën e shoqëron edhe me një video.

Në dedikimin e tij, Ahmetaj thotë se shifrat flasin vetë për diferencën dhe arritjet e këtyre viteve që ai ka drejtuar Ministrisë e Financave.

Statusi i plotë:

Sot mund të flisnim shumë për sfidat, arritjet, vështirësitë dhe sukseset e ekonomisë, që kanë qenë jo të pakta, as pak të larmishme përgjatë tre viteve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Por shifrat janë aty, flasin vetë për diferencën dhe arritjet. Për rritjen ekonomike me mbi katër herë, për punësimin, tregtinë, investimet, konsumin, të ardhurat, për konsolidimin fiskal, apo lehtësimin e ngarkesës fiskale vit pas viti për sipërmarrjet shqiptare.

Prandaj kam një dedikim ndryshe, për ata që shpesh i quaj “ushtarët e panjohur të ekonomisë e financave”, që e kanë pasur sfidën çdo ditë mbi tryezën e punës dhe aspak kohë për të njohur arritjet.

Gjithësecilit prej jush, Faleminderit!