MENU
klinika

Detajet

Edhe studentët e Korçës ngujohen: Nuk gënjehemi me pak!

17.01.2019 - 18:09

Pas atyre të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, edhe studentët e Universitetit të Korçës kanë vendosur të ngujohen.

Mësohet se vendimi i tyre erdhi pas mbledhjes së Këshillit Studentor. Ashtu siç bashkëmoshatarët e tyre në qytetet e tjera, edhe ata të Korçës kërkojnë rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Ditën e sotme, datë 17.1.2019 pas mbledhjes së senatorëve të Fakultetit Ekonomik në unanimitet u mor vendimi për të filluar ngujimin. Studentët e Fakultetit Ekonomik ju bëjnë thirrje të gjithë studentëve të fakulteteve të tjera për tu bashkuar dhe për të luftuar deri në realizimin e plotë të kerkesave dhe të drejtave tona. Kauza jonë është shumë e qartë:

1- Rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë

2- Plotësimi i 17 kërkesave drejtuar Rektorit, të cilat nuk janë përmbushur edhe pse ka kaluar afati i realizimit të tyre.

Ditën e nesërme le të bashkohemi të gjithë në ngujim për të kërkuar të drejtat tona!

Ne nuk gënjehemi me pak! Ne meritojme më të mirën!

Studentët e bashkuar kanë për të fituar!