MENU
klinika

Detajet

Fermë droge/ Kapen dy shqiptarë në Angli, i treti merr arratinë

17.01.2019 - 20:31

Pak ditë më parë në Angli, dy shqiptarë janë arrestuar dhe tani po përballen me procedurat e dëbimit, ndërsa një i tretë është ende në kërkim nga policia.

Ata u vunë në pranga për akuzën e prodhimit dhe rritjes së lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrolleve, autoritet zbuluan një fermë të vogël kanabisi, e cila dyshohet se punohej nga shqiptarët. Ndërkaq identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Arrestimi i njërit prej tyre ishte i lehtë për policinë. Ai u ndaluan në vend, ndërsa i dyti u arrestua pas një aksioni tjetër pasi fillimisht u largua së bashku me shqiptarin tjetër, i cili vijon të jetë ende në kërkim.

Mediat angleze raportojnë se autoritetet kanë publikuar foton e shqiptarit dhe në terren forcat e policisë së emigracionit po kontrollojnë të gjithë ambientet ku mendohet se është fshehur shqiptari.

“Të dy burrat që u arrestuan janë ndaluar nga zyrtarët e emigracionit dhe do të deportohen në Shqipëri. Kërkimet tona për vendndodhjen e të dyshuarit të tretë janë në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës policie.

Gjithashtu mediat shkruajnë se gjatë kontrolleve në fermën e zbuluar janë gjetur edhe 20 bimë të llojit kanabis sativa.

U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika