17.01.2019 - 20:41
Pas Prishtinës, komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian Johannes Hahn po zhvillon një darkë pune me kryeministrin Rama.
Në fokus të bisedës së tyre mendohet se janë reforma zgjedhore, reforma në drejtësi, por edhe kushtet e tjera të vendosura nga BE për integrimin.
Takimi po mbahet pa praninë e mediave ndërsa në përfundim të saj pritet të shpërndahet një deklaratë për mediat.
Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë pasi në qershor pritet vendimi për çeljen e negociatave.
Por gjithashtu edhe në një moment protestash si ajo e studentëve, banorët e Astirit, por edhe artistët.