Ditët e fundit, rrjetet sociale janë mbushur nga foto të 10 viteve më parë, ndërsa bashkëngjitur atyre foto të ditëve të fundit.
Kjo është sfida më e re në internet, e cila tashmë duket se e ka një fitues dhe ajo është as më shumë e as më pak se “vajzë më e bukur në botë”, e cila u bë e famshme falë një fotoje të shpërndarë masivisht 12 vite më parë.
Thylane Blondeau u rikthye në qendër të vëmendjes këtë javë. Foto e famshme e Thylane është realizuar në vitin 2007, ndërsa sot, ajo është një modele me famë botërore e madje ka nisur edhe një markë të sajën të veshjeve.
Foto e saj në sfidë bëri shumë shpejt bujë, duke marrë mbi 400 000 pëlqime në Instagram, duke marrë përgëzime pa fund nga ndjekësit e saj, që janë rreth 2,9 milionë.