MENU
klinika

Mosdekretimi i Cakajt

Meta: Nuk ndihem i kërcënuar, Kushtetuta më siguron mbrojtje

17.01.2019 - 21:49

Presidenti Ilir Meta ka përmendur në një emision televiziv edhe çështjen ‘Cakaj’e cila çoi në një konflikt midis institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë.

Ky konflikt erdhi si pasojë e mosdekretimit nga Meta të kandidaturës së propozuar nga Rama për postin e ministrit të Jashtëm.

Presidenti Meta, u shpreh se pavarësisht deklaratave të tij, nuk ndihet i kërcënuar, ndërsa argumenton edhe mbrojtjen që i siguron Kushtetuta, si kryetar i shtetit.

“Duhet të kemi parasysh zoti Rakipi, nuk është problemi se unë ndihem i kërcënuar, por me shumë histori të tjera që lidhen me historinë time dhe karakterin tim. Jo më kot, Presidenti është institucioni më i mbrojtur në Shqipëri. Kur tentohet deri këtu kuptohet se situata është rënduar shumë në raport me institucionet, me raport me mediat (kadrinjtë).

Presidenti është përfaqësues i shtetit si i tërë dhe pushteti të gënjen të tundon. Dëshira për të marrë sa më shumë pushtet për mund të cënojë institucionet. Kryeministri nuk e gëzon një mbrojtje të tillë, mund të zgjidhet me 71 vota dhe të shkarkohet me 71 vota. Ndërsa Presidenti duhet të jetë i mbrojtur nga çdo lloj presioni i shumicës dhe zgjidhet për të shmangur krizat”, u shpreh Meta.