MENU
klinika

"Përmbushni reformat"

Hahn: 2019-ta, viti vendimtar për Shqipërinë

17.01.2019 - 22:35

2019 është një vit vendimtar për Shqipërinë. Kështu është shprehur komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Johannes Hahn në një postim në tëitter pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

“Jam shumë i lumtur që jam në Tiranë me kryeministrin Rama. 2019 është një vit vendimtar për Shqipërinë. Kam besim se qeveria, institucionet dhe të gjitha forcat politike do të vazhdojnë me ritme të rëndësishme në reformat kyçe, përpara vendimit të Këshillit të Europës në qershor, duke realizuar perspektivën e saj evropiane”.

hahn-konica.al

Rama dhe Hahn patën një darkë pune mbrëmjen e sotme. Në fokus të bisedës së tyre mendohet të ketë qenë reforma zgjedhore, reforma në drejtësi, por edhe kushtet e tjera të vendosura nga BE për integrimin.

Takimi u mbajt pa praninë e mediave. Vizita e komisionerit europian vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë pasi në qershor pritet vendimi për çeljen e negociatave.

Por gjithashtu edhe në një moment protestash si ajo e studentëve, banorët e Astirit, por edhe artistët.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve