MENU
klinika

Horoskopi, 18 janar 2019

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje rekomandohen të shmangin pjesëmarrjen nëpër konflikte. E vërteta nuk mund të vërtetohet ende, pavarësisht argumenteve bindëse. Sot ka gjasa të eksperimentoni me një stil të ri. Sa i përket çështjeve financiare, një situatë e çuditshme mund t’ju krijohet.

Demi

Gjendja juaj emocionale do të luhatet nga një skaj në tjetrin. Përpiquni të kontrolloni veten nëse keni një prezantim, raportim publik apo ndonjë bisedë të rëndësishme për të bërë. Në mbrëmje do të krijoni kontakte të reja.

Binjaket

Binjakët do ta mbajnë mend gjatë këtë ditë. Do të ndodhë një mrekulli. Do të jeni i rrethuar nga magjia. Mos harroni të mendoni një dëshirë të rëndësishme. Në të njëjtën kohë duhet te keni besim në vetvete për çdo gjë që ka lidhje me ju. Mos merrni vendime të nxituara dhe mos pranoni disa propozime të dyshimta.

Gaforrja

Do të përfshiheni nga pesimizmi, i cili nuk do t’ju ndikojë aspak mirë në gjendjen tuaj emocionale. Mos i lejoni të tjerët t’ju kontrollojnë. Ndajini problemet tuaja vetëm me të afërmit dhe pasi ta bëni këtë do të ndiheni shumë më mirë.

Luani

Sot nuk do të keni dëshirë të punoni. Ka gjasa të bëni një pushim të paplanifikuar. Nëse do iu duhet patjetër të shkoni në punë, përqendrohuni tek gjërat pozitive. Disa prej jush do të gjejnë një drejtim të ri në biznes. Do të bënit mirë ta kalonit mbrëmjen me të afërmit tuaj.

Virgjeresha

Disa persona të kësaj shenje do të kenë nevojë për ndihmën e një specialisti. Mund të mos ndiheni mirë nga ana shëndetësore. Megjithatë, kjo vlen vetëm për pjesën e parë të ditës, pasi gjatë mbasdites do t’ju bëjnë një surprizë.

Peshorja

Atmosfera gjatë ditës së sotme do t’ju irritojë. Ka shumë mundësi që të keni mosmarrëveshje me një nga familjarët ose një nga kolegët. Gjatë ditës do të kryeni disa blerje të rëndësishme. Mbrëmja do t’ju kalojë pa probleme emocionale.

Akrepi

Akrepët do të ndihen shumë të kënaqur sot. Do të keni sukses në disa fusha të jetës. Nxitimi është i papranueshëm në marrëdhënien tuaj të dashurisë. Përpiquni t’i rezistoni tundimit në gjysmën e dytë të ditës.

Shigjetari

Shigjetarët do të rrisin interesin për çështjet familjare. Vetëm ju do të mund t’i jepni zgjidhje problemeve. Në mbrëmje do të bëheni shumë romantik. Shigjetarët beqarë mund t’i rikthehen dashurisë së vjetër.

Bricjapi

Bricjapët mund të shqetësohen për shëndetin sot, megjithatë nuk bëhet fjalë për asgjë serioze. Do të keni dëshirë të bëni shopping ose të shkoni në ndonjë zonë relaksi. Bëni kujdes nga disa persona që iu rrethojnë në punë.

Ujori

Mund të realizoni një udhëtim të papritur, i cili do t’ju falë shumë kënaqësi. Do të keni mbështetje për idetë tuaja të reja. Mos kryeni shpenzime për gjëra të cilat mund pendoheni më pas.

Peshqit

Peshqit mund të debatojnë me familjarët për disa probleme të vogla në shtëpi. Bëni të pamundurën për t’i vendosur gjërat nën kontroll me shpejtësi. Do të ishte mirë ta shpenzonit këtë të premten larg shtëpisë.