Në orët e vona të mbrëmjes një 35-vjeçar është vrarë dje me armë zjarri në qytetin e Korçës. Shtetasi Altin Balliu , 35 vjeç, u qëllua me armë gjatë një sherri në lokal duke gjetur vdekjen në vend.
Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes.
Balliu ishte nga fshati Slabinjë i Pogradecit, ndërsa ndodhej në lokal me miq e shok të tij. Policia deklaroi se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.
Mësohet se makina luksoze e viktimës është me targa AA947VA.
Sipas burimeve nga grupi hetimor autori ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës.
30-vjeçari ka dalë nga makina, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë dhe në trup duke e lënë të vdekur.
Trupi i viktimës u gjet nga banorët në mes të një blloku banimi.