MENU
klinika

Detajet

FTI i jep fund bojkotit, nis mësimin

18.01.2019 - 12:41

Ndonëse qeveria deklaron se kërkesat janë plotësuar, studentët nuk janë të kënaqur dhe shumë prej tyre vazhdojnë të mbeten jashtë Universiteteve në shenjë proteste.

Mësohet se dy fakultetet e inxhinierisë, mekanike dhe elektrike vazhdojn bojkotin në shumicë dërrmuese. Në të njëjtin universitet, pjesa mbrapa FTI, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit bëhet mësim.

Tek Fakulteti Ekonomiku dera është hapur, vijon ngujimi i një numri të vogël studentësh dhe bojkoti më në masë, ndërsa disa studentë deklarojnë se kanë bërë mësim në klasa me pak vetë.

Por dera është hapur dhe komunikohet. Shumica e studentëve hyjnë në fakultet për të marrë informacion nga sekretaritë jo për mësim.

Tek Fakulteti Juridik vazhdon edhe bojkoti edhe ngujimi dhe porta është e mbyllur.