MENU
klinika

Protestë masive

Marrëveshja e Prespës, Athina proteston me flamurin e Katcifas

18.01.2019 - 13:55

Kur pak ditë më parë Kuvendi maqedonas miratoi marrëveshjen e Prespës, ditën e diel janë paralajmëruar protesta në Athinë.

Në këtë protestë në kryeqytetin helen do të hapet flamuri që u hap ditën kur u varros Konstandinos Katcifas, i cili mbeti i vrarë pak kohë më parë në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

‘Protothema’ shkruan se pritet një pjesëmarrje e gjerë në këtë protestë, ndërsa fakti se i pranishëm do të jetë dhe flamuri i Katcifas është konfirmuar nga organizatorët e tubimit.

Amendamentet që u miratuan në 11 janar ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit. Sipas marreveshjes, emri Republika e Maqedonisë ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi