MENU
klinika

Detajet

Vrau e hodhi në det studenten, një tjetër krim i zbulohet shqiptarit

18.01.2019 - 14:21

Aleksandër Luca, i cili ndodhet në burg në Greqi, si një nga të akuzuarit për vrasjen dhe hedhjen në det të studentes greke, Eleni Topaloudi, e cila refuzoi aktin sekual me të, i është zbuluar një tjetër krim.

Sipas mediave greke shqiptari akuzohet se është i përfshirë edhe në abuzimin e një tjetër vajze, me aftësi të kufizuara.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur vetëm 24 orë pas krimit ndaj studentes Topaloudi, që u vra me 28 Nëntor 2018.

Gjithçka sipas medias greke doli në dritë me arrestimin e një romi, 23-vjeçar, që ka qenë bashkë me shqiptarin teksa kanë abuzuar me vajzën.

Lidhur me akuzën ndaj shqiptarit për vrasjen e studentes ka pasur edhe dëshmi, por edhe kundërshti të forta. Ajo u gjet në det e lidhur, ndërkohë që ekspertiza zbuloi se ajo kishte qenë gjallë kur ishte hedhur nëpër shkëmbinj e më pas poshtë në det, ku gjeti edhe vdekjen e mbytur.

Shoku i shqiptarit, Manolis Koukouras, i arrestuari tjetër për këtë ngjarje të rëndë e ka pranuar se ka qenë i pranishëm, por ia ka kaluar fajin shqiptarit, duke thënë se ai që goditi ishte shqiptari.