MENU
klinika

'Eskobari i Ballkanit'

“Balili”, seanca paraprake caktohet më 25 janar

18.01.2019 - 14:21

Seanca paraprake për Klement Balilin do të zhvillohet më 25 janar, ora 12:00, sipas vendimit të kësaj të premteje, të marrë nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Caktimi i seancës është bërë brenda afateve të parashikuara kohore, 10 ditë nga dorëzimi i dosjes hetimore nga prokurori Eneid Nakuci.

Në seancën paraprake, do të jetë pikërisht gjykata që do të shpallë mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes së Klement Balilit për gjykim.

Me Kodin e Ri të procedurës penale para se çështja të gjykohet në themel është një gjyq paraprak, ku verifikohen veprimet e prokurorisë nëse janë bërë të gjitha dhe në mënyrë ligjore. Dhe do të jetë pikërisht gjyqtarja Miliana Muça, që do të vendosë nëse dosja e Balilit do të kalojë për gjykim.

Nëse gjyqtarja nuk është e bindur atëherë vendos që dosja të rikthehet duke i lënë një kohë të caktuar prokurorisë për hetimet. Ndërkohë që në këtë seancë që do të zhvillohet në datë 25 janar, Balili mund të kërkojë gjykim të shkurtuar ose jo.