MENU
klinika

Kriza politike

Revolta e opozitës, një barut i lagur. Pse nuk kanë ‘dhëmbë’ për të kafshuar?

18.01.2019 - 15:00

Ndryshimet në kabinetit qeveritar, si dhe vendosja e kryeministrit Edi Rama në krye të diplomacisë shqiptare, ka ndezur sërish ‘gjakrat’ në arenën politike.

Nga njëra anë kemi qeverinë, e cila tregon se punët po ecin vaj dhe se nuk ka asgjë për tu alarmuar, duke treguar se situata është në kontroll, pavarësisht protestave dhe bojkoteve të ndryshme.

Nga ana tjetër, është opozita, e cila kërcënon se do të derdhet rrugëve, duke paralajmëruar se do ndodhë ‘hataja’, sepse sipas tyre shteti ka rënë, por po e mban peng Rama.

Por cilat janë arsyet që opozita e bashkuar kërkon revoltë?

Revolta është një fjalë e madhe dhe kërkon të tilla arsye për tu realizuar. Kërkon që kapaku të mbushet plot dhe të derdhet. Fakti që deputetët e opozitës, para dy ditëve nuk u lejuan të marrin fjalën në foltoren e Kuvendit për të kundërshtuar ndryshimet në qeveri, nuk është justifikim për revoltë.

Por mesa duket, opozita po këkron që ti shfrytëzojë këto pika pëplasjeje për interesat e saj.

Arsyeja pse nuk u lejuan të flasin në Kuvend, ishte zbatimi i procedurës.

Ajo që bie në sy, është tendeca ‘studentore’ e opozitës, për të dalë në protestë.

Përderisa protestojnë studentët, pse jo edhe opozitarët?

Duket një sfidë e rëndë kjo për PD dhe LSI.

Del se në thelb, beteja e opozitës nuk është me qeverisë, por me studentët. Ata duan të tregojnë, që nëse studentët arrijnë të shkaktojnë një zhurmë të madhe, duke dalë në protestë pa kurrfarë organizimi dhe lidërshipi, pse jo edhe opozita?

Dihet se opozita i ka të ngritura strukturat e saj organizative, por rezultoi se studentët e pa organizuar, tërhoqën më shumë vëmendjen e qeverisë dhe të ndërkombëtarëve.

E dyta, PD, LSI dhe aleatët e tyre, mundohet që me deklaratat e tyre të mbajnë ndezur zjarrin e studentëve të protestës, kjo për qëllimet e tyre politike.

E treta, për të rritur presionin mbi qeverinë në lidhje me zgjedhjet lokale.

Një arsye tjetër, pse opozita kërkon revoltë, mund të jetë për të tërhequr zvarrë partitë e vogla, që janë aleatë me to. Aleatët e Bashës, po insistojnë të marrin pjesë në parlament me një premtin të ri që nuk dihet se çfarë është.

Ata i kanë kërkuar Bashës që të marrë seriozisht kërkesat e tyre për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ose do të largohen nga koalicioni. Por, sipas Kodit Zgjedhor ndryshimet duhet të kishin filluar, pasi duhet 6 muaj para zgjedhjeve.

Një arsye tjetër mund të jetë arrestimi i Balilit dhe një arsye më e fortë mund të jetë shkatërrimi i imazhit të Edi Ramës në sytë e ndërkombëtarëve, në prag të tre ngjarjeve të rëndësishme.

a)E para bisedimet me Serbinë, që nëse rezultojnë me sukses, mund të sjellin një marrëveshje Kosovë-Serbi, në praninë e dy presidentëve, por edhe në praninë e kryeministrave nga rajoni.

b)E dyta, momenti kur Rama pritet të takohet me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

  1. c) Në qershor, ku pritet të hapen negociatat.

Pra në këto momente të ‘frikshme’ politke, opozita këkron të krijojë idenë se në Shqipëri ka protesta, ekziston kaosi social etj.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që opozita kërcënon ‘lumë’ njerëzish në rrugë kundër Ramës. Madje, ata kanë përmendur disa herë edhe armët. Por në fund të fundit, asgjë nuk është bërë. As protesta masive dhe aq më pak revolta.