MENU
klinika

Duhet të ketë kaluar vettingun

Prokurori Besnik Muçi, kandidat për anëtar i SPAK!

18.01.2019 - 15:19

Kandidon për anëtar të SPAK, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose Prokuroria Speciale, prokurori Besnik Muçi. Më parë Muçi ka qenë kandidat edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ditën e djeshme për SPAK dorëzoi aplikimin dhe prokurori Klodian Braho. 

Të 15 prokurorët e ardhshëm të SPAK-ut duhet të kenë kaluar vettingun, por ky nuk është një kriter ndalues për këdo që synon të kandidojë brenda datës 7 shkurt. Kjo sepse, pas dorëzimit të dosjes, edhe ai do t’i nënshtrohet me prioritet vettingut.

Por vettingu nuk është certifikata e vetme, me të cilën mund të shkosh prokuror në SPAK. Këta formularë duhet të firmosen nga kandidatët për prokurorë të posaçëm, duke dhënë pëlqimin së bashku me njerëzit më të ngushtë të familjes për të hequr dorë nga privatësia, e për t’iu vendosur vëzhgimit të çdo veprimi financiar.

Kjo pasi, siç thuhet në formular, këto kritere janë të rëndësishme dhe në përpjestim të drejtë me nevojën për të kryer hetime pa u ndikuar nga ndërhyrjet korruptive.

Prokurori do të japë gjithashtu pëlqimin se, nëse nuk i respekton këto kushte, mund të përballet me masa disiplinore, ndër të cilat mund të jetë ndërprerja e mandatit.