MENU
klinika

Efektet anësore

A është e rrezikshme marrja e ilaçeve për urth? Zbulojeni!

18.01.2019 - 15:14

Antacidet ndihmojnë për të trajtuar urthin (dispepsi). Ato punojnë duke neutralizuar acidin e stomakut që shkakton urth.

Ju mund të blini shumë antacide pa recetë. Format e lëngëta punojnë më shpejt, por mund të pëlqeni tabletat sepse ato janë të lehta për t’u përdorur.

Të gjitha antacidet punojnë në mënyrë të barabartë dhe mirë , por ato mund të shkaktojnë efekte anësore të ndryshme. Nëse përdorni shpesh antacide dhe keni probleme me efektet anësore, bisedoni me patjetër me mjekun.

semundja e urthit-konica.al

Kur duhen përdorur antacidet

Antacidet janë një trajtim i mirë për urth që ndodh një herë në disa kohë . Merrni antacidet rreth 1 orë pas ngrënies .Nëse jeni duke e marrë për simptomat gjatë natës, MOS i merrni me ushqim.

Antacidet nuk mund të trajtojnë probleme më serioze, të tilla si apendisiti, ulçera e stomakut, gurët e tëmthit, apo problemet e zorrëve. Bisedoni me mjekun nëse keni:

Dhimbje ose simptoma që nuk përmirësohen me antacidet

Simptomat çdo ditë ose natën

Përzierje dhe vjellje

Fryrje

Dhimbje barku ose në shpinë

Diarre që është e rëndë ose nuk largohet

Ethe e shoqëruar me dhembje të barkut

Dhimbje kraharori ose gulçim

Problem me gëlltitjen

Humbje e peshës që nuk mund ta shpjegoni

semundja e urthit-konica.al

Efektet anësore të Antacideve

Ju mund të keni efekte anësore nga marrja e këtyre ilaçeve. Antacidet bëhen me 3 përbërës bazë. Nëse keni probleme, provoni një markë tjetër.

Markat me magnez mund të shkaktojnë diarre.

Markat me kalcium ose alumin mund të shkaktojnë kapsllëk.

Rrallë, markat me kalcium mund të shkaktojnë gurë në veshka ose probleme të tjera.

Nëse merrni sasi të mëdha të antacideve që përmbajnë alumin, mund të jeni në rrezik për humbjen e kalciumit, gjë që mund të çojë në kocka të dobëta (osteoporoza).

Antacidet mund të ndryshojnë mënyrën se si trupi thith ilaçet e tjera që po merrni. Është mirë që të merrni ndonjë ilaç tjetër 1 orë para ose 4 orë pas marrjes së antacideve.

Bisedoni me mjekun ose farmacistin para marrjes së antacideve rregullisht nëse:

Keni sëmundje të veshkave, presion të lartë të gjakut ose sëmundje të zemrës.

Jeni në një dietë të ulët natriumi.

Po merrni kalcium.

Po merrni ilaçe të tjera çdo ditë.

Ken i pasur gurë në veshka.