MENU
klinika

Përplasja

“Rusia do ta njohë Kosovën”, Vuçiç ironizon Veselin: E vërtetë

18.01.2019 - 17:36

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka ironizuar kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se Rusia është afër njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

 “Nëse Kadri Veseli, kryetari i parlamentit të Kosovës, thotë se Rusia do ta njoh Kosovën, atëherë me siguri se kjo është e saktë” ka thënë Vuçiç.

“Por Putin mua nuk ma ka thënë këtë, por të kundërtën, por nëse Veseli e thotë këtë, atëherë ndoshta është ashtu”, ka vijuar Vuçiç.

Presidenti serb tha se Putin i ka përsëritur të njëjtin qëndrim sikurse më herët kur bëhet fjalë për problemin e Kosovës. Sipas tij Putin do të pranojë zgjidhjen tek e cila vjen nga Beogradi dhe Prishtina.

“Ne serbët nuk duam ta kuptojmë se për ne është e rëndësishme të kemi marrëveshje me shqiptarët“, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin