MENU
klinika

Detajet

Grabisnin bizneset/ Arrestohen 8 shqiptarë në Itali

18.01.2019 - 19:46

Të paktën 8 shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për një seri vjedhjesh, kryesisht lokale dhe shtëpi banimi,

Operacioni është zhvilluar në komunën e Grazzanise në provincën e Caserta. Mësohet se hetimet ndaj grupit të shqiptarëve nisën në gusht të vitit 2017, pas vjedhjeve të njëpasnjëshme të bareve dhe shtëpive në zonat e Beneventos, Latina, Salerno dhe Frosinone. Policia italiane deri më tani ka dokumentuar autorësinë e të paktën 8 vjedhjeve, 6 prej të cilave nëpër shtëpi.

Skema e përdorur nga grabitësit ishte thuajse gjithnjë e njëjtë. Grupi kryente inspektime në zonat ku do të godiste, dhe më vonë riktheheshin për të realizuar grabitjen, ndërsa në disa raste janë filmuar edhe nga kamerat e sigurisë gjatë momenteve që kryenin grabitjet.

Gjithashtu grupi përdorte dhe skema të ndryshme për të keq orientuar hetuesit, duke e ditur se mund të përgjoheshin.

Në shumë raste, shqiptarët përdornin për të transportuar sendet e vjedhura furgona apo mjete me targa të ndryshme.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që bënin pjesë ne grupin e grabitësve, ndërsa mbrëmjen e 12 janarit, dy prej shqiptarëve kishin prerë biletë për të udhëtuar me tren drejt qytetit Modane në Francë duke iu shmangur policisë italiane.

“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit