Asambleja e sotme e personelit akademik të Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ka dalë me katër vendime lidhur me protestën e studentëve.
Pedagogët e “Drejtësisë” shprehin mbështetje për protestën e studentëve dhe dënojnë çdo lloj presioni ndaj tyre. Një nga katër vendimet, është rishikimi tërësor i VKM-ve të dala “pa u konsultuar paraprakisht me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe që cënojnë autonominë Universitare”.
Që pas ndryshimit të formës së protestës, duke kaluar te ngujimi në auditorë, fakulteti i Drejtësisë ka qenë një vatrat më të ‘nxehta’.
Student të këtij fakulteti kanë qenë ndër të parët që janë ngujuar, duke kërkuar plotësimin e 8 pikave.
Kërkesat:
Në një njoftim për mediat nga “Fakulteti i Drejtësisë”, zbardhen edhe vendimet e marra:
“Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Drejtësisë të UT, në mbledhjen e datës 18.012019, pasi analizoi situatën e krijuar deklaron në mënyrë unanime se:
1. Mbështete protestën e studentëve dhe shprehet kundër çdo forme presioni ndaj tyre.
2. Angazhohet për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor, bazuar dhe në kërkesat e studentëve. Gjithashtu, mbështet ngritjen e mekanizmave për kontrollin e etikës në kërkimin shkencor në respektim të Kushtetutës, garantimit të lirisë akademike dhe autonomisë së Institucioneve të Arsimit.
3. Kërkon rishikim tërësor të akteve të Këshillit të Ministrave të dala pa u konsultuar paraprakisht me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe që cënojnë autonominë Universitare.
4. I bënë thirrje të gjithë aktorëve që të respektojnë misionin e shenjtë të pedagogut, duke ndaluar çdo përpjekje për të cënuar dhe denigruar figurën e tij”, thuhet në njoftim.