MENU
klinika

Horoskopi, 19 janar 2018

Dashi

Disa persona të kësaj shenje do të kalojnë një ditë kryesisht duke u relaksuar. Megjithatë, disa të tjerë do të duhet të zëvendësojnë një koleg në punë për arsye shëndetësore. Pjesa e dytë e ditës do të kalojë mjaft mirë, duke kryer aktivitetet që ju dëshironi.

Demi

Demat duhet t’i kushtojnë sot vëmendje të veçantë paraqitjes së tyre. Në mbrëmje do të keni një takim shumë të rëndësishëm, që mund t’ju ndryshojë jetën. Beqarët e kësaj shenje ka shanse të gjejnë dashurinë e jetës së tyre.

Binjaket

Nëse ju prishen planet për në fundjavë, mos u shqetësoni. Përpiquni të mendoni pozitivisht për të realizuar diçka tjetër. Do të përjetoni momente shumë të këndshme gjatë ditës së sotme, nëse qëndroni me familjarët tuaj.

Gaforrja

Ka gjasa që të përfshiheni nga xhelozia. Përpiquni ta mbani larg këtë ndjesi negative. Vendosini një tjetër qëllim vetes dhe më pas veproni menjëherë. Mbrëmja e së shtunës nuk do të kalojë ashtu sikurse e prisnit, pasi do të shndërrohet në monotone.

Luani

Luanët nuk duhet t’ua vënë në dukje të metat personave të rrethit të ngushtë. Kritikat nuk do të pranohen prej tyre. Përpiquni ta kaloni fundjavën duke u argëtuar. Ka gjasa të realizoni një udhëtim me partnerin/partneren tuaj, i/e cila do t’ju kënaqë pafund.

Virgjeresha

Dëshirat e Virgjëreshave do të jenë shumë ambicioze sot. Nëse kërkoni diçka nga fati, mund të zhgënjeheni. Presioni i panevojshëm nuk është i mirëpritur në marrëdhëniet personale. Nëse po përpiqeni të fitoni dashurinë e dikujt, mos e nxisni atë, pasi nuk do të merrni rezultatin e duhur.

Peshorja

Peshoret mund të mërziten paksa sot, për shkak të një dite monotone. Megjithatë, mund ta shfrytëzoni ditën duke bërë plane për ditët në vijim. Në mbrëmje do t’ju telefonojë dikush, që do t’ju bëjë të mendoheni gjatë.

Akrepi

Fillimisht duhet të mendoni për veten, pastaj për të tjerët. Do të ndiheni shumë të lodhur në fund të ditës, pavarësisht se do të keni plot momente argëtuese. Sot mund t’ju vijë edhe një ofertë shumë e mirë për t’u bërë pjesë e një eventi.

Shigjetari

Disa Shigjetarëve do t’ju buzëqeshë fati gjatë një loje. Megjithatë, mos e teproni duke e provuar disa herë. Në mbrëmje do t’ju ndihmojë dikush që e keni mbështetur më parë.

Bricjapi

Do të mbështetni nga shumë persona sot, pasi të paraqisni disa ide në rrjetet sociale. Mund të përballeni me disa probleme në shtëpi. Sa i përket anës romantike, gjithçka do të shkojë ashtu siç dëshironi.

Ujori

Sot nuk do të keni dëshirë të dilni. Do të dëshironi vetëm të qëndroni në shtëpi. Megjithatë, gjithçka do të ndryshojë në mbrëmje, pasi do të takoni dikë që nuk e keni parë prej vitesh ose do të gjeni diçka që e kërkoni prej kohësh.

Peshqit

Në marrëdhëniet tuaja personale mund të përballeni me disa situata konfuze. Mos dilni në përfundime pa pasur dëshmi. Sa u përket disa çështjeve të vogla, do të keni shumë fat.