Gjatë ditës së sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të zgjedhur Kryesinë e re të partisë.
Dy çështjet më të rëndësishme që do jenë pjesë e rendit të ditës janë zgjedhja e Kryesisë dhe diskutime për gjendjen politike në vend.
Ndërkohë gjatë një deklarate për mediat ditën e djeshme, kryedemokrati Basha zbuloi emrat e 15 anëtarëve të propozuar që do të zgjidhen me votë direkte nga Këshilli Kombëtar.
Ajo që ka rënë në sy nga vendimmarrja e kreut të PD-së është rikthimi i ish-Presidentit Bujar Nishani, të cilin Basha e ka propozuar për ti besuar postin e drejtuesit të Këshillit.
Ndërkohë jashtë listës së propozuar nga Basha janë lënë deputetët:
Romeo Gurakuqi,
Lorenc Luka,
Isuf Cela,
Myslym Murrizi,
Luan Baci,
Hekuran Hoxholli,
Astrit Veliaj,
Andon Frrokaj.