19.01.2019 - 12:50
Banorët e anës së Shkumbinit në Lushnje kanë dalë në protestë. Ata shprehen se i tremben një përmbytjeje të dytë, si ajo e vitit të kaluar.
Banorët thanë se ende nuk janë shpërblyer për përmbytjen e parë, ndaj kanë dalë sërish në protestë për të bërë thirrje që të mos përsëritet e njëjta situatë, pasi sipas tyre
nëse nuk ndërhyhet në argjinaturë, rrezikojnë përmbytjen me qindra hektarë tokë.
Ata gjithashtu bëjën me dije se fshati i tyre Kalush burim kryesor të ardhurash ka bujqësinë, por përmbytjet kanë bërë që banorët të heqin dorë nga punimi i tokave.