MENU
klinika

Akuzat e PDIU-së

Idrizi: Tentakulat e Greqisë në qeveri, ja pse nuk hiqet Ligji i Luftës!

19.01.2019 - 13:23

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në kuadër të 28-vjetorit të themelimit të shoqatës “Çamëria”, ka bërë thirrje të fortë për bashkim, pasi sipas tij, të vetëm nuk mund ta zgjidhin dot çështjen e madhe të Çamërisë.

“E kuptoj sot që nuk ka qenë e lehtë të kishte zë, të kishte hapësira sepse tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare. Eshtë e pafalshme për liderët politikë shqiptarë, se si po e përdornin çështjen e Çamërisë. Në 2004 prezantuan një rezolutë për Çamërinë, po c’ ndodhi a mund dot një parlament i shqiptarëve mos miratonte një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë. Kemi duruar shumë kemi pranuar shumë, na u desh që vetëm duke hyrë fort e brenda në politikën shqiptare mund të bënim presion”- tha ai.

Idrizi theksoi se “Greqia nuk e heq ligjin e luftës, e kam thënë sa e sa herë, ka qenë vallja e Zorbës për të marrë koncensionet e radhës. Do e heqin vetëm kur të kenë përballë një shtet shqiptar me dinjitet”.

Ai eshte ndalur edhe njëherë në manipulimin qe iu bë PDIU-së në zgjedhje.

“Rritja jonë do të shqetësonte politikën shqiptare. 76 mijë vota nuk janë një numër por njerëz që kanë besim te PDIU, janë aq sa jo të mbushet ai bulevardi, por nga stacioni i trenit deri te parlamenti baras për 8 mandate, kush i mori ato, do të kemi të reja prapë për mandatin e Tiranës dhe Fierit se si janë manipuluar. Po tre që ngelën ku janë? I mori i njëjti njëri. Unë do kërkoj falje para jush për ata që erdhën në PDIU i orën të gjitha dhe i braktisën atë ditën e parë. Nëse prisni që Camëria, PDIU, Shpëtim Idrizi t’ua sjelli Camërinë te shtëpia e keni gabim, nuk jemi nis për ta sjellë këtu Camërinë, por të shkojmë atje, në Camëri, të bëhemi të gjithë bashkë”- tha ai.

“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit