MENU
klinika

Qëllimi i ndalimit

Arrestuan ushtarët serb të FSK-së, Limaj-Serbisë: Ndal provokimet!

19.01.2019 - 13:56

Ndalimi i dy ushtarëve serbë të FSK-së nga Serbia, ka sjellë edhe reagimin e kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Limaj e ka cilësuar këtë veprim të Serbisë si një provokim dhe sipas tij qëllimi i këtij provokimi është frikësimi i serbëve të integruar në Kosovë.

“Serbia duhet t’i ndale provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj destruktive dhe pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë. Është shqetësues lajmi për ndalimin e dy pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb në vendkalimin kufitar në Jarinje.

Ky veprim dhe veprime të tjera të orkestruara ditët e fundit nga autoritetet serbe, kanë për qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës. Serbia duhet t’i ndale provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj të mbrapshtë. Pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë”, ka shkruar Limaj.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi