Ish-presidenti Bujar Nishani aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD ka vendosur të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në loto mensën në Qyteti Studenti”.
Ish-presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.
“Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë cdo pushtet dhe cdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentat që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mencës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty”– ben me dije PD-ja.
Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.