MENU
klinika

Kritikat

PDIU reagon ndaj PD-së: Jep zgjidhje, jo vetëm denoncime!

19.01.2019 - 15:34

PDIU cilësoi sot absurd vendimin e Partisë Demokratike për të dalë në protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Sipas kreut të kësaj partie, Shpëtim Idrizi, opozita nuk ofron asnjë zgjidhje për qytetarët vetëm duke denoncuar qeverinë për rastet flagrante. Ajo që i duhet shqiptarëve sipas Idrizit, janë platforma për të zgjidhur hallet , gjë që opozita nuk po e ofron aspak.

Idrizi gjithashtu akuzoi gjithë politikën shqiptare pasi sipas tij nuk ka forcën e mjaftueshme për t’i kërkuar Greqisë respektimin e të drejtave çame apo heqjen e Ligjit të Luftës.

PDIU ju bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në diasporë të protestojnë për të drejtat e çamëve madje edhe para kongresit amerikan, pasi ata vetë ndihen të pafuqishëm në politikën shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit