MENU
klinika

Këshilli Kombëtar i PD-së

Votimet në PD/ Dalin emrat e fituesve të sekretarëve të partisë

19.01.2019 - 16:52

Ditën e sotme Këshilli Kombëtar i PD-së votoi për drejtuesit e rinj dhe vetëm pas pak kohësh u shpallën dhe emrat fitues për sekretarinë. 

Në një konferencë për shtyp nga selia blu Jemin Gjana prezantoi listën e fituesve.

Mësohet se Gazmend Bardhi do të jetë Sekretar i Përgjithshëm, i cili siguroi 277 vota përballë Dorian Teliti, që mori 44 vota. Mësohet se Sahit Dollapi, që u zgjodh në postin e Sekretar për Çështjen Zgjedhore siguroi 258 vota, ndërsa Lulzim Omuri 60 vota si dhe 10 u shpallën të pavlefeshme.

Në postin e Sekretarit për Çështjen Zgjedhore do të jetë Ivi Kaso.

Ndërkohë, Ervin Minarolli u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore, ndërsa Çlirim Gjata u zgjodh Sekretar për Çështjet Ligjore me 284 vota përballë Marinela Ziut, e cila mori 37 vota.

“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit