MENU
klinika

Provokim partiak

Studentët tek Ekonomiku dalin në mbrojtje të pedagoges

19.01.2019 - 19:57

Studentët e ngujuar në fakultetin e Ekonomikut përgenjështruan në një dalje për mediat pretendimet se pedagogia Mimoza Manxhari ka kërcënuar studentët që ti japin fund bojkotit.

Sipas tyre, gjithçka çfarë ka qarkulluar në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka qenë provokim nga eksponentë të Forumeve Rinore partiake.

“Ajo që ndodhi dje ishte thjesht një provokim i këtyre personave, i këtyre forumeve për të prishur mbledhjen dhe për ti dalë në mbrojtje personale interesave të tyre të lidhura ngushtë me zotin Dhori Kule, dekan i Fakultetit të Ekonomisë. Personi kryesor i cili inicioi incidentet ditën e djeshme duke krijuar dhe përplasje me pedagogen duke pretenduar se ajo nuk është e duhuara për bashkëpunim me studentët për shkak se ngel shumë studentë, është anëtari i Senatit Akademik të Tiranës, Kristian Kina, i lidhur ngushtë me LRI.Video që qarkullon për pedagogen është provokim nga këta forumistë dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Zysha ka ardhur të na mbështesë dhe të na bashkohet në kauzën tonë.”

studenti ekonomik ne mbrojtje te pedagoges-konica.al

Duke i qëndruar deri në fund edhe vettingut për pedagogët, studentët thonë se ky nuk është momenti për të kaluar në sulme personale.

“Sigurisht që ne do të gjejmë mekanizmat e duhur për një vlerësim të duhur të performancës së gjithë pedagogëve, por nuk është momenti që të kalojmë në sulme personale ndaj pedagogëve të caktuar thjesht sepse nuk na pëlqejnë ne apo nuk shkojnë me interesat personale dhe partiake që persona të caktuar përfaqësojnë.”

Studentët u bënë thirrje të gjithë pedagogëve që tu bashkohen, pasi siç thonë ata, lufta për një arsim cilësor nuk u përket vetëm studentëve por edhe pedagogëve.

“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit