Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj është prej tre vitesh në një lidhje zyrtare me partnerin e saj, Klevin. E ftuar në “Mirage”, ylli i “Zeshkania” ka rrëfyer planet e saj për vitin 2019, ka folur për lidhjen e saj, por edhe për martesën e dështuar.
E pyetur nëse në horizont ka ndonjë martesë të dytë, këngëtarja shqiptare ka treguar se ende nuk mendon asgjë në lidhje me këtë fakt. “Më beso që nuk e di. Ndonjëherë bëjmë shaka me Klevin dhe themi që do martohemi kur të jemi 50 vjeç se duket sikur nuk ka vlerë, do thonë fëmijët pse nuk ishim në dasëm? Do e bëjmë dasmën 50 vjeç që të na e organizojnë fëmijët,”– u shpreh Malaj.
E ndërsa përsa i përket fustanit të bardhë mamaja e Anës është shumë skeptike, pasi herën e parë nuk i ka pëlqyer fare dhe as që do ta kujtojë. “S’e di, herën e parë kur e pashë veten nuse nuk më pëlqeu fare, tmerr. Por realisht nuk e di sepse nuk është një plan që na shkon në mendje në këtë moment. Unë e kam thënë edhe herë tjetër, ‘Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit’, kështu që të shohim,”- përfundoi Soni.