20.01.2019 - 12:38
Qyteti i Tepelenës ka rënë pre e maskave, gjatë natës, të cilat kanë vjedhur një supermarket, një shtëpi dhe një dyqan që shiste bulmet.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rasteve dhe vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli, por pa rezultat deri në këto momente.
Kujtojmë se një tjetër grabitje u shënua në orën e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë, ku 4 persona të maskuar grabitën dhe thyen një argjendari duke marrë një shumë parash prej 100 milionë lekësh.