Bedri e Lumturi Musta kanë besim tek gjykata, ndërsa babai i Gazmendit është shprehur se i plotëson të gjitha kërkesat ligjore për të përfituar kujdestarinë e tyre.
“Unë si prind, si gjyshi fëmijëve kërkoj kujdestarinë e fëmijëve të djalit tim. Prandaj unë i jam drejtuar Gjykatës së shkallës së Parë në Fier që të marr kujdestarinë e fëmijëve, që të mbaj familjen e djalit të bashkuar.
Kriteret për të mbajtur fëmijët i plotësojmë, që t’i mbajmë të lumtur të shëndetshëm dhe të shkolluar. Unë kam besim të plotë te gjykata e cila do të vendops se kush i plotëson kushtet e fëmijëve për t’i marr”- është shprehur ai për Balkanweb.
Fëmijët e mitur ndodhen aktualisht në fshatin SOS. Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e 2 janarit, ku Gazmendi në debat e sipër qëlloi duke i lënë të vdekur në vend të dyja motrat.