20.01.2019 - 15:59
Detaje të reja kanë dalë nga protesta e mijëra qytetarëve grekë në Athinë, të cilët kanë dalë kundër Marrëveshjes së Prespës.
Sipas raportimeve në mediat vendase, si rezultatet i përplasjes së policisë me protestuesit janë shënuar disa të plagosur.
Mësohet se mes të lënduarve ka edhe fëmijë.
Gjithashtu bëhet me dije se policie greke ka lëshuar gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve dhe këta të fundit nga paniku kanë shkelur njëri-tjetrin.
Në afërsi të qëndresës së protestës një 45-vjeçar është qëlluar me thikë. Ende nuk dihet nëse plagosja e tij ka lidhje me protestën