Rita Ora e ka nisur vitin 2019 me ndryshime serioze në jetën e saj, duke dashur ta harrojë të shkuarën, ajo ka marrë një vendim të rëndësishëm.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndryshuar numrin e saj të telefonit. Ajo është shprehur se shqetësohej shpesh nga ish të dashurit e saj. Mediat rozë raportojnë se ky vendim i Ritës ka ardhur pasi ish-ët e saj si Calvin Harris, Rob Kardashian, James Arthur apo Tyrone Wood nuk i kanë mbyllur komunikimet me të dhe në periudha të ndryshme e kanë shqetësuar me mesazhe.
“E mora këtë vendim që më frikësoi menjëherë, por e bëra gjithsesi. Kam pasur të njëjtin numër telefoni për një kohë vërtet të gjatë dhe më në fund e ndryshova. Tani askush nuk mund të më dërgojë mesazh. Por ndjehem mirë me të vërtetë. Sikur kam bërë një pastrim të madh. Është e çuditshme, por e bëra”, ka thënë Rita Ora.
Në ditët e fundit të 2018-ën, në mediat rozë u fol se Rita po niste një lidhje të re me aktorin Andrew Garfield, por ka qenë vetë këngëtarja që e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.