Kryeministri Rama ashtu sikurse çdo përvjetor të ngjarjes së 21 Janarit, edhe sot ka kryer homazhe në bulevar sëbashku me familjarët e viktimave.
Gjatë homazheve për vitkimat e 21 janarit është shënuar një incident.
Mësohet se një person, emri i të cilit ende nuk dihet gjatë homazheve ka lëshuar thirrje kundër kryeministrit Rama dhe më pas ka tentuar ti afrohet.
Kjo gjë nuk është lejuar nga Garda e Republikës, e cila e ka ndaluar. Personi në fjalë më pas është shoqëruar nga policia në komisariat.
Kujtojmë këtu që sot janë bërë 8 vite nga 21 janari i 2011, ku nga përleshjet e dhunshme mes protestuesve të thirrur nga opozita e asokohe kundër qeverisë ‘Berisha’ me policinë mbetën të vdekur 4 persona.