MENU
klinika

Ditë e trishtë

Ndërron jetë babai i këngëtarit të njohur shqiptar

21.01.2019 - 14:12

Sot është një ditë e trishtë për këngëtarin e njohur Eugent Bushpepa, babai i të cilit është ndarë nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga publicisti Gjergj Marku, me anë të një postimi në “Facebook”, i cili I shpreh ngushëllimet familjes dhe bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa babai I këngëtarit që na përfaqësoi në Eurovision ka qëndruar në koma.

“SOT, per te ngushelluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjaret per ndarjen nga jeta te babait te tij!…

(Babai i kengetarit te njohur mirditas eshte ndare sot nga jeta pas nje aksidenti te rende ne Tirane, ku dhe qendronte ne koma prej ditesh.

Gjon Bushpepa ka qene drejtues ne disa sektore ne Mirdite dhe jo vetem. Prej vitesh jetonte familjarisht ne Tirane.

Ceremonia mortore ne RRESHEN.

Ngushellime te thella familjes per kete humbje te parakoheshme!)”.