MENU
klinika

Njoftimi

Bashkëpunëtorët e policisë “spiunë”? Lleshaj thirrje qytetarëve

21.01.2019 - 14:35

Përmes një postimi në facebook, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka lëshuar thirrje për bashkëpunim në drejtim të qytetarëve.

Ai ka kërkuar që bashkëpunëtorë e policisë të mos quhen spiunë, pasi sipas tij ka vetëm dy rrugë, ose qytetarët bëhen bashkë me Policinë për ta mposhtur të keqen kriminale, ose ata të qëndrojnë indiferentë apo bashkëpunojnë me të keqen, për të rrënuar të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

REAGIMI I PLOTË:

Hapësirat e reja të komunikimit me qytetarët po japin rezultate inkurajuese në punën e Policisë. Kriminelë apo shkelës të tjerë të ligjit po vihen përpara përgjegjësisë falë informimit të qytetarëve.

Për fat të keq, disa individë apo media të izoluara i etiketojnë si “spiunë” ata që bëjnë detyrën bazë qytetare: angazhimin për sigurinë e përbashkët. Por ne vazhdojmë bashkë, për ta ndërtuar bashkë me qytetarët, sigurinë dhe të ardhmen.

Ka vetëm dy rrugë: ose qytetarët bëhen bashkë me Policinë për ta mposhtur të keqen kriminale, ose ata qëndrojnë indiferente apo bashkëpunojnë me të keqen, për të rrënuar të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

Bashkëpunimi me Policinë është qytetari në çdo vend evropian. Stigmatizimi i bashkëpunimit është barbari. Mbështeteni Policinë tuaj!